‘Të shqyrtohet fasha e orareve për lokalet’ Mjeku Pëllumb Pipero ben apelin e papritur..

776
0

Mjeku i QSUT, Pëllumb Pipero, foli se fundmi për masat e reja të sugjeruara nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid.

Ai u shpreh se ishte dakord me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë.

Pipero tha se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.

Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakort me vendimet e reja,” tha Pipero.