BE flet per mbylljen e kufijve: Virusin nuk arritëm ta ndalim dot..

1163
0

Vendet e Bashkimit Europian jane kundër rimbylljes së kufijve të brenda unionit megjithëse kudo po rritet shpejt numri i rasteve me koronavirus.

Javën qe shkoi kontinenti raportoi mbi 1,3 milionë të infektuar të rinj, duke shtyrë qeveritë në mbarë Europën të rimendojnë kthimin e orarit policor dhe kyçjen e veprimtarive ekonomike.

Kryekomisionerja e BE-së, Ursula fon der Lajen, pas konsultave me 27 liderët e unionit, njoftoi se kufijtë duhen mbajtur hapur me çdo kusht për interesin tregtar.

“Mendoj se të gjithë kemi nxjerrë mësimet tona. U kuptua që herët sa shumë e dëmton izolimi tregun e përbashkët, qarkullimin e mallrave. Por virusin ne prapë nuk arritëm ta ndalim dot.”

Shtetet anëtare e vunë theksin te informimi, testimi, gjurmimi teknologjik dhe karantinimi i personave të infektuar si mënyra më e mirë për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Për vaksinat, fon der Lajen nënvizoi se do i shpërndahen 27 vendeve në bazë të popullsisë dhe sipas të njëjtave kushte, por shtetet u është kërkuar të përgatitin infrastrukturën e vaksinimit, pasi disa vaksina kërkojnë doza të ndryshme dhe që të ruhen në temperatura të veçanta.