Të marrësh Green Card nuk është e lehtë. Ekzistojnë tri mundësi.

1884
0

Green Card ja mundësitë e tjera si mund ta fitoni perveç Lotarise

Të marrësh Green Card nuk është e lehtë. Ekzistojnë tri mundësi.

Sipas Gazetes Panorama, njëra është blerja me një çmim, i cili nuk bëhet i ditur, por që mendohet të jetë i lartë. Mundësia tjetër është me martesë me një qytetar ose qytetare amerikane.

E treta është me llotarinë Green Card.

Llotaria amerikane u krijua në vitin 1987 nga Presidenti Regan për të krijuar një mundësi për ata që duan të imigrojnë në Amerikë me rrugë legale, por që nuk kanë mundësi.

Që atëherë e deri tani SHBA ka hedhur në llotari mijëra karta Green Cards, që janë viza që japin menjëherë lejen e qendrimit dhe punësimit të pakufizuar.

Sot lëshohen 55 mijë të tilla në vit. Numri i kartave që lëshohen, në cilin vend dhe për cilin kontinent vendoset nga e para vit për vit.