Skip to content

Të lumtë! Jemi me ty!”, pritet me duartrokitje në gjykatë 26-vjeçari shqiptar, që i mori jeten babait pedofil (Video)

    Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë, pasi një djalë 26-vjeçar nga Shqipëria pranoi se kishte vrarë babanë e tij.

    Sot i riu ka dalë përpara gjykatës, ku në hyrje të saj është përballur me disa njerëz që e duartrokisnin, për veprimin që kishte bërë.

    Sipas dëshmisë 26-vjeçarit shqiptar ai e vrau babanë e tij pasi abuzonte seksualisht me atë dhe motrat.

    I riu shqiptar është gjendur i befasuar nga mbështetja dhe thjesht ka vështruar, ndërsa përreth tij lëshoheshin thirrjet: Të lumtë! Bravo! Ne jemi me ty! Ne jemi krah teje!

    Qytetarët e mbledhur për ta përkrahur thanë para kamerave se 26-vjeçari ishte njeri shumë i mirë, kishte qenë fëmijë i qetë, me një karakter që nuk shqetësonte kurrë dhe as provokonte tensione në shoqëri.
    Mësohet se ai i kishte thënë Policisë greke se e vrau babanë pasi 70-vjeçari jo vetëm që kishte abuzuar seksualisht me të, por po abuzonte edhe me dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël nga martesa e tretë, me një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar.