“Të lidhur me Ndraghetan”, Antimafia italiane: Shqiptarët “kontrollojnë” Romën

414
0

Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë kryefjalë e raportit gjashtëmujor që Antimafia italiane (DIA) i ka dorëzuar Kuvendit, ku shpjegohen lidhjet që kanë me organizatat mafioze vendase si Ndragheta etj…, por edhe detajet mbi përfshirjen në biznese dhe pastrimin e parave.

Në një pikë të raportit nënvizohet marrëdhënia e ngushtë që shqiptarët kanë krijuar me Casamonica duke u përfshirë në botën e biznesit në kryeqytetin italian.

Në Romë, mafia shqiptare ka krijuar marrëdhënie me krimin e organizuar romak, në radhë të parë ata të Casamonicas, jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash”, raportoi në seancën dëgjimore në Komisionin Antimafia, Mario Conio, kreu i qendrës operacionale të DIA-s në Romë.

Shqiptarët, nga pikëpamja e ndikimit kriminal, janë trashëgimtarët e Casamonicas. Ata kanë të njëjtin vulë, në të cilën dhuna është mënyra se si ata shprehen për të kontrolluar territorin”, nënvizohet më tej.

Sa i përket rajonit në kufi me Pulian dhe Kalabrinë, në raport nënvizohet se fenomenet mafioze kanë evoluuar midis provincave të Potenzës dhe Matera-s.

Në bregdetin Jon, klanet kalabreze kanë formuar një bosht kriminal me grupe indigjene dhe interesat kriminale mbizotëruese në këtë zonë janë ato të trafikut të drogës (gjithashtu me pjesëmarrjen e sindikatave shqiptare) zhvatjes dhe pastrimit të parave veçanërisht në aktivitetet tregtare të hotelerisë turistike.

Në Liguria sakaq vepron Ndragheta dhe krimi mafioz kalabrian është i strukturuar në Genova, Lavagna dhe Ventimiglia, duke njohur “Liguria” si një makrozonë kriminale që i nënshtrohet kontrollit të bandave lokale të vendosura atje.

Lidhur me praninë e grupeve me origjinë të tjera kriminale vërehet prezenca e projeksioneve individuale jashtërajonale të Camorrës dhe mafies siciliane, edhe pse jo të organizuara në shoqata të strukturuara. Të gjitha provincat e Ligurias karakterizohen nga prania e shoqatave të huaja kriminale, shpesh të përbëra nga qytetarë të parregullt jashtë BE-së, me origjinë afrikane, amerikano-jugore ose evropiane, që veprojnë kryesisht në sektorin e trafikut dhe tregtisë së drogës. Në disa operacione të kohëve të fundit kundër drogës, ndër të tjera ka dëshmi të sinergjive operacionale mes krimit të organizuar shqiptar me subjekte që i atribuohen Ndranghetës dhe krimit indigjen. Përsa i përket Genovas, një nga aktivitetet më të fundit, që vërteton hipotezat hetimore, është arrestimi i super të arratisurit Pasquale Bonavota. Ai ishte njohur si promotori, drejtuesi dhe organizatori i bandës Bonavota“, citohet më tej në raport.