Nënës i mbyllet dera me celësat brenda, fëmija 6-muajsh ngel brenda, ja cfarë ndodhi më pas..

377
0

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur i vetëm për disa minuta në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era, duke e lënë nënën jashtë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori”, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja, në Berat.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit. Efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.