Të kualifikuarit po braktisin vendin. Bizneset e huaj vënë në dyshim vazhdimin e aktivitetit te tyre ne Shqipëri

570
0

Perpos situatës politike, emigracioni i forcës së kualifikuar punëtore është një ndër shqetësimet kryesore të investitorëve në vendin tonë dhe që prekin aktivitetin e tyre.  Të paktën në këtë përfundim ka dalë anketimi i bërë nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, ku 51 për qind e kompanive gjermane  mendojnë se forca e punës së kualifikuar në Shqipëri është e prekur nga emigracioni, ndërsa 38 për qind mendojnë  se është e prekur mesatarisht.

Si pasoja, 13 per qind e kompanive vënë në dyshim vazhdimin e ekzistencës së biznesit të tyre në Shqipëri, 13 për qind po ashtu mendojnë se i ka ndikuar shumë, ndërsa 36 për qind e kanë ndjerë mesatarisht këtë fenomen. Ndërkaq, 43 e kompanive gjermane situatën e emigracionit të forcës së kualifikuar e vlerësojnë si alarmante për biznesin, ndërsa evidentojnë si shkak kryesor të këtij fenomeni situatën ekonomike.

Po ashtu pritshmëria që kanë bizneset e huaja është tejet shqetësuese, pasi 45 për qind mendojnë se situate do të përkeqësohet. Në tërësi, kompanitë gjermane mendojnë se klima e biznesit në vend është përkeqësuar gjatë vitit 2019.