Papa Françesku i puth këmbët Presidentit dhe kryetarit të opozitës (Video)

579
0

Papa Françesku ka ftuar në selinë e tij, në Vatikan, Presidentin e Republikës së Sudanit Jugor si dhe kryetarin e opozitës së këtij vendi.

Pasi mbërritën në Vatikan, Papa Frnçesku u puthi këmbët Presidentit të Sudanit Jugor Salva Kiir Mayardit dhe udhëheqësit të opozitës së vendit, Riek Machar.

Papa e bërë këtë veprim duke i nxitur udhëheqësit të diskutojnë një marrëveshje të re për paqe, ndërkohë që afron fundi i marrëveshjes së përkohshme.

Sudani i Jugut, vendi më i ri në botë, mbetet mbërthyer në konflikt të përgjakshëm që nga krijimi i tij në 2011.