Të hënën vjen Erdogan, bllokohen disa nga rrugët, ja çfarë duhet të dinë shoferët…

73
0

Më 17 janar vjen në Tiranë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Policia njofton se do të bllokohet qarkullimi i makinave për disa orë nga Tiranë në drejtimin të Laçit, ku Erdogan pritet të bëjë një inspektim 500 banesave të reja. 

Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas. 

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme të datës 17.01.2022.