Të gjithë në Shqiperi, Pas Melonit, Checco Zalone zgjedh Shqiperinë për të pushuar

132
0

Lajmet se italianët po “pushtojnë” me turistë bregdetin shqiptar këtë verë, nuk duket aspak ekzagjerim. Pas qëndrimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni për tre ditë në Shqipëri, një tjetër personazh i famshëm sapo ka nisur pushimet e tij në resortin e vendi tone. Ka qenë Marcela Lati ajo që ka zbuluar e para se në Green Coast ndodhet për të pushuar komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian Checho Zalone.

Luca Pasquale Medici, i njohur ndryshe me pseudonimin Checco Zalone është i famshëm kryesisht për rolet në filmat komedi, përmes të cilave ka bërë të qeshin miliona fansa në mbarë botën. Mjafton të kujtojmë komedinë e famshëm “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur) për të sjellë ndër mend batutat e tij të famshme. 

Tani mbetet për të parë se ç’të famshëm të tjerë do të mund të pikasim në vendin tone.