Te gjithe e njohim si Bora, por ky është emri i vërtetë i moderatores, dhe askujt sja merrte mendja

43
0

Në një intervistë për Bora ka treguar disa të fshehta, që askush nuk dinte rreth saj. Ndër të tjera ka zbuluar se në fakt emri i saj është Borana dhe pas këtij emri qëndron një histori tepër e veçantë.

Duke qenë se ka lindur në janar mamaja e Borës kishte parë në atë kohë në ‘Teatrin e Operës dhe Baletit’ operën shqiptare ‘Borana’ dhe nga kjo vepër ishte frymëzuar për t’ja vendosur emrin vajzës së saj.

Bora Zemani është një nga moderatoret më të komentuara në ekranin shqiptar. Aktualisht, ajo moderon emisionin e dashurisë “Për’puthen”. Por, më herët Zemani ka qenë edhe prezantuese e motit. Në një video të publikuar në median online, Zemani mezi njihet. Aty shihet me flokë të bardha dhe ka qenë para 10 vitesh.

Bora Zemani ka filluar që të jetë aktive në rrjetet sociale. Moderatorja e Përputhen, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë, ka zbuluar se ku është Semi, e cila mungoi të premten në spektaklin e Big Brother Albania VIP. Arbana tha se Semi ishte sëmurë, por edhe një natë para saj, Semi u largua në mes të emisonit pasi dëgjoi deklaratën e dashurisë së Donaldit për Beatrix.

Bora Zemani e cila ka qenë e përfolur në të gjitha mediat shqiptare, sidomos pas lidhjes se ish të dashurit të saj Donald Veshaj në shtëpi me Beatrix Ramosaj, është shfaqur duke mbajtur në kraharor këngëtaren Semi Jupaj, e cila para dy jave u largua nga shtëpia. “Me nje beb te vockel fareeee ”, ka shkruar Bora.

Kujtojmë se gjatë kohës sa ishte Semi në shtëpi, Donaldi nuk kishte krijuar asnjë lidhje dhe pas largimit të saj ai filloi lidhjen e tij me Beatrix Ramosaj. Afrimiteti midis Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj brenda ‘Big Brother VIP’ ka krijuar shumë polemika në rrjet.

Shumica e audiencës janë kundra kësaj lidhje, pasi projektuan në kokë një Donald të dashuruar me Borën, ish- të dashurën e Donaldit dhe prezantuesen e emisionit ‘Për’puthen’. Gjatë spektakëlit të dy javëve më parë, për këtë gjë reagoi edhe Semi, e cila e shihte si lojë.

“Unë e shoh lojë. Ose është kjo një lojë, kjo që po bën tani ose ishte ajo përpara një lojë, ajo që pamë kur Bora shkoi në atë shtëpi. Kam një mendim timin duke njohur Donaldin. Mendoj se Antonela dhe Meridiani kanë ndikuar shumë te Donaldi. Ata hynë me informacione të rreme, duke i thënë ne të kemi parë single jashtë, duke i thënë ku e di që njerëzit e tjerë nuk kanë vazhduar jetën jashtë, duke i dhënë sinjale, që Bora nuk po e pret dhe ka vazhduar jetën.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.