Të gjithë e duan Gjermaninë, por ka një shtet ku edhe vetë gjermanët emigrojnë

1630
0

Gjermania është kthyer në destinacionin e preferuar jo vetëm të shumë shqiptarëve, por edhe të shtetasve të tjerë të Bashkimit Evropian. Por pavarësisht se bëhet fjalë për një shtet me fuqi të madhe ekonomike, edhe vetë gjermanët zgjedhin të emigrojnë.

Dhe shteti për të cilina ta braktisin atdheun quhet Luksemburg. Si gjermanët, ashtu edhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si pikëmbërritje preferojnë shtetin e vogël në zemër të Evropës.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018-të, 52 mijë shtetas gjermanë kanë kaluar kufirin me Luksemburgun me qëllim punësimin. Tek francezët ky numër është edhe më i lartë, duke arritur në 88 mijë. Shteti tjetër që kanë zgjedhur 46 mijë francezë është Belgjika. Polakët përbëjnë numrin më të lartë të punëtorëve që lëvizin në një tjetër shtet të unionit. Destinacioni i tyre i preferuar është Gjermania.