Skip to content

Të dashurit të Duas i bën përshtypje diçka në Kosovë, ndan fotot me miliona fansa

    Dua Lipa mbrëmë arriti në Kosovë për të qenë prezente në festivalin “Sunny Hill” ku do të marrin pjesë këngëtarë shqiptar e me famë botërore si Miley Cyrus, Gashi, Njomza, Calvin Harris etj.

    Dua shoqërohej nga i dashuri i saj, vëllai i Gigit dhe Bellës, Anwar Hadid.

    Me të ardhur në Prishtinë, Anwar ka bërë xhiro në kryeqytet dhe duket se sheshi Nënë Tereza i paska lënë përshtypje.

    Ai ndau me 2 milion fansat e tij në Instagram disa foto nga sheshi teksa shoqërohej nga miqtë.