Tavë kosi me mish qengji, dreka e shijshme e të dielës

Tava e kosit është një nga gjellët më karakteristike shqiptare. Ajo përgatitet me mish qengji ose dashi, vezë, kos, pak oriz e miell. Kosi është një përbërës që mund të gjendet në receta të ndryshme, qoftë dhe ato tradicionale.

Për të përgatitur këtë recetë për 4 persona na duhen: 1 kg mish qengji i freskët, 1 kg kos shtëpie, 2 lugë miell, 3 kokrra vezë, pak gjalpë, 2 lugë oriz, kripë.

Përgatitja: Në një tavë vendosim mishin, e kriposim, shtojmë pak gjalpë, dy lugë oriz, 1 gotë ujë. Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe e kalojmë në furrë në 220 gradë. Pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së pjekjes, heqim letrën e aluminit.

Ndërkohë në një tas miksojmë tre kokrra vezë, shtojmë pak kripë dhe 2 lugë miell, e miksojmë mirë që mielli të mos bëhet kokërr dhe shtojmë rreth 1 kg kos.

Përbërësit i kalojmë në një tenxhere, pasi i shtojmë pak lëng mishi e kalojmë në zjarr derisa të marrë valë, përziejmë me lugë gjatë gjithë kohës.

Përbërjen me kos e shtojmë në tavën me mish, i lëmë të gjithë përbërësit të piqen me njëri tjetrin derisa të marrim një ngjyrë të artë, rreth 45-50 minuta

- Advertisement -

Nga plakja e lëkurës e deri tek kanceri. Mjekja tregon rreziqet e këtij produkti që po përdoret shumë nga shqiptarët

E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Tea Shehu tregoi për publikun me hollësi rreziqet që shkaktohet në organizmin e tonë,...

Ju dalin jargë herë pas here teksa flini? Ja cfarë thonë ekpertët

Jargavitja është kur pështyma e tepërt del nga goja e një personi dhe ne të gjithë e bëjmë këtë herë pas herë. Por ae...

Nata që vlen “më shumë se një mijë muaj”: Vlera e Natës së Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Kur është Nata e Kadrit? Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.