“Taulant Balla ishte çuni më king i parlamentit. Më mori jo vetëm mendjen edhe zemrën por edhe..”

810
0

Të ftuar në rubrikën “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare, deputeti i PS-së dhe bashkëshortja e tij Iris Pekmezi kanë bërë një interviste ndryshe, ku kanë folur për jetën e tyre private, si janë njohur dhe për dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin. E pyetur nga moderatori i njohur Ardit Gjebrea se çfarë pëlqeu tek Taulanti, Irisi shprehet se para 15 vitesh kur e ka njohur ishte një nga djemtë më të pashëm të parlamentit.

Ardit Gjebrea: Çfarë të tërhoqi tek Taulanti?

Iris Pekmezi: Taulanti ishte 29 vjeç atëherë, 15 vite më para kështu që më bëri përshtypje që ishte një nga djemtë më të pashëm të parlamentit të asaj kohe, një orator i shkëlqyer dhe ndoshta me oratorinë e vetë ma mori mendjen dhe zemrën.

Taulant Balla: Kjo është hera e parë që e dëgjoj, Ardit nga i nxore të gjitha më duket.

Iris Pekmezi: Dhe diçka, ky avokati, miku ynë mori dhe këpucët.

Taulant Balla: Sipas zakonit e kemi ne në Elbasan dhe Librazhd, atij që na prezantoi i çuam një palë këpucë.

Ardit Gjebrea: Taulant, Irisi ty të fitoi zemrën apo logjikën?

Taulant Balla: Përshtypjen e parë ma bëri përgatitja profesionale që të jem i sinqertë, vajzë e re, e studiuar jashtë Shqipërisë, ishte rikthyer në një sektor shumë të rëndësishëm të spektrit privat dhe kur bëje pyetje apo diskutoje merrje një përgjigje shumë profesionale. Por është ajo me shikim të parë, një goditje…

Ardit Gjebrea: Sa e vështirë është për politikanët të thonë dashuri me shikim të parë, por ajo me shikim të parë, prapë ka një tërheqje.

Taulant Balla: Unë nuk besoj në dashuri me shikim të parë, por mendoj që është momenti i parë që ti krijon një afeksion dhe më pas ajo vazhdon të konturohet dhe mendoj që aspekti profesional i Irisit dhe marrëdhënia njerëzore ishin dy gjëra që bënë me njëra-tjetrën për të ndërtuar këtë raport që unë mendoj se kemi një raport shumë të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe duhet ta them që tani është se ne kemi një avantazh që nuk diskutojmë për politikë në shtëpi . E kemi bërë këtë pa një marrëveshje paraprake por thjesht dhe vetëm si një mbështetje për njëri-tjetrin.