Urdheri i ri i Joe Biden “mbërrin” në Shqipëri, Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm

1495
0

Joe Biden vetëm një ditë pasi mori detyrën si President i SHBA, urdhëroi që të gjithë pasagjerët që do të hyjnë në SHBA duhet të kenë bërë testin e Covid-19 dhe të karantinohen.

Ndërkohë Aeroporti “Nënë Tereza” njoftoi se duke filluar që nga 26 janari, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e kanë kaluar COVID-19 përpara se të udhëtojnë.