“Tapë” në makinë, vajza shkakton aksident me pas rreh policin rrugor në Tiranë

520
0

Një vajze 35-vjeçare është arrestuar mbrëmë nga policia pasi ka goditur një punonjës të policisë rrugore. Burime zyrtare bëjnë me dije se fillimisht shoferja është ndaluar nga një efektiv i policisë rrugore pasi ishte e dehur në timon dhe kishte përplasur një tjetër automjet të drejtuar nga një grua.

Në këtë mënyrë, 35-vjeçarja ishte kthyer në një rrezik për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Por nuk ka mjaftuar me kaq.

Pasi e ka ndaluar polici, në vend që të bindej, 35-vjeçarja ka reaguar keq ndaj efektivit të policisë duke e goditur atë.

Tashmë, 35-vjeçarja duhet të japë llogari për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës“, njofton policia.