Tani rrenqeth me rrëfimin e aksidentit te tmerrshëm që i mori prindërit: Unë isha shofer, ma preu rrugën kamioni edhe…

149
0

Aktori Tan Brahimi së fundmi ka treguar një episod të trishtë nga jeta e tij. Teksa ishte duke biseduar me banorët ai ka rrëfyer se si para 10 vitesh ka humbur prindërit në një aksident tragjik.

Dhimbja për aktorin është më e madhe pasi në momentin e aksidentit ai ishte shoferi. Fatmirësisht Tani shpëtoi, mirëpo fatkeqësisht prindërit e tij të cilët ishin pasagjerë nuk mundën që të mbijetonin.

“Kam 10 vite që si kam. Kam bërë aksident me makinë, i kisha prindërit pasagjerë. Ata kanë vdekur vetëm unë kam shpëtuar. Ishte viti 2013.

Ma previ rrugën një kamion, tabela thoshte me 50 unë isha me 100. Kishim faj të dy”, tregoi ai.