Pranverë në dimër, iken i ftohti, çfarë ndodh me motin gjatë javës, surpriza ne fundjave..

519
0

Java ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike madje edhe me rritje të temperaturave në vijimësi nga fundjava kemi patur rritje të ndjeshme edhe në orët e para të mëngjesit.

Meteorologia Lajda Porja bën me dije se java do të jetë tipike pranverore me temperaturat që do shkojnë deri në 19 gradë celcius.

Në zonat malore termometri është ngjitur 1-5 gradë dhe ndërkohë nga 8-11 gradë bregdeti dhe zonat e ulëta. Maksimalja është regjistruar në Sarandë me 16 gradë.

Sa i përket ditëve në vijim, që nga e marta deri të premten do të ketë rritje të lehtë graduale. Vranësirat do të jenë të pranishme, por nuk pritet të ketë reshje.

Fundjava do të sjellë rritje akoma më të ndjeshme të temperaturave, por një masë me origjinë oqeanike do të vendoset në territorin shqiptar duke rritur mundësinë për reshje, sidomos në zonat veriore, kryesisht ditën e diel.

Fundjava do të regjistrojë temperatura edhe mbi 20 gradë celcius.

Parametri i erës nuk do të jetë problematik gjatë javës, kryesisht në fundjavë presim një erë më të fuqishme.