”Tani do ikin te gjithe”/ Ekspertët: Lajm i keq për Shqipërinë: Nga 1 janari Gjermania hap dyert për..

2161
0

Gjermania ka nevojë për qindra mijëra punonjës, që nga ata të pakualifikuar, deri tek ata me diplomë universitare.

Republika Federale e Gjermanisë po miraton ligje duke iu përgjigjur nevojave dinamike të tregut të punës, e një prej tyre është “Ligji për zhvillimin e mëtejshëm të imigracionit të kualifikuar”, që nis të zbatohet që nga janari I vitit të ri 2024.

Emin Shini, ekspert për punësimin tha: “Nëse ti ke një përvojë të caktuar në një profesion, për të cilin Gjermania ka nevojë, një arsim profesional, jo universitet domosdoshmërisht, të lihet menjëherë takimi në Ambasadë dhe procedura e vizës është shumë e shpejtë. Ky është një lehtësim shumë i madh, pasi një nga problemet që ka sot sistemi gjerman është vështirësia për të lënë një takim, sepse bëhet me një short.

Ligji parashikon edhe Kartën Blu sipas të cilës, një punonjës i kualifikuar apo edhe i pakualifikuar, mund të udhëtojë për Gjermani dhe ka të drejtë nëpërmjet Kartës Blu të qëndrojë atje deri në 1 vit. Brenda kësaj periudhe ka të drejtë të punojë 20 orë në javë, pra një punë part-time. Por në momentin që gjen një punë fikse, me kohë të plotë, procedurat për lejen e qëndrimit bëhen atje, pra në Gjermani nuk është nevoja të vijë në Shqipëri.

Ky ligj është lajm i mirë për Gjermaninë, por është një lajm i keq për Shqipërinë, për tregun tonë të punës. Me këtë ligj Gjermani prek të tre kategoritë kryesore të fuqisë punëtore, pa përjashtim. Këtu përfshihen punëtorët e pakualifikuar, punonjësit që kanë kualifikim profesional, por edhe punonjësit e kualifikuar, me universitet. Parashikohet që ikja e fuqisë punëtore të jetë akoma më e madhe. Ne edhe kështu siç jemi në këtë moment kemi shumë probleme. Por kjo do ta thellojë më shumë problemin vendas për forcë punëtore.”