Policia e dinte që Naimi ishte vrasësi, kushëriri donte ta ekzekutonte në varrim, po prisnin..

5126
0

Opinioni shqiptar dhe me gjerë vazhdon të jetë i tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Së fundmi, mes lotësh dhe hidhërimit gazetari Milaim Zeka ka treguar se e njihte nga afër Liridonën dhe Naimin, prandaj dhe e dinte që në momentin e parë që ky i fundit ishte vrasësi i 30-vjeçares. Gazetari ka zbuluar e policia e Kosovës e dinin që prej fillimit që vrasësi i Liridonës ishte bashkëshorti i saj, mirëpo nuk donin që të prishej ceremonia e varrimit, prandaj dhe e arrestuan më pas.

“Unë dhe familja ime e kemi njohur Liridonën dhe bashkëshortin e saj. Shkurt po e them, kur e takuam, e kam një intuitë të tmerrshme një nuhatje të qenit. U takuam në një hotel në Prishtinë dhe u ngrit burri i saj, thash nuk e duroj dot. Ishte një grua e mrekullueshme dhe kur e morëm lajmin, ne dyshuam se ai e ka kryer veprën.

Dhe në orën 10:00 policia e konstatoi që ai ishte planifikuesi i vrasësit, por qe të mos e prishte varrimin… se e konstatori para varrimit”, tha Zeka, teksa më tej sqaroi dhe një moment nga varrimi i cili është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku në një moment Naimi shihet teksa ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve. Zeka ka treguar se në këtë moment njëri prej gazetarëve i është drejtuar 33-vjeçarit duke i thënë se ai ishte vrasësi.

“Nëse e shihni reagimin brutal të Naimit kundër gazetarëve, një koleg i i mi i ka thënë ti je i vrasësi. Desha me përgëzu policinë e Kosovës për këtë vrasje që u tronditëm të gjithë. Liridonën e kam taku në lindjen e parë, ky njeri ka qenë super mashtruese, një super abuzues dhe me vra gruan me aq gjakftohtësi në prezencën un nuk di… çfarë stati i çmendurisë duhet të jetë ky i panjeri”, tha ai, duke shtuar më tej se djali i xhaxhait të Liridonës donte të vriste Naimin në ceremoninë e varrimit.