Talenti i tij, magjeps mësuesit britanikë, ngrihen kundër deportimit të të riut shqiptar

725
0

Historia e 18-vjeçarit shqiptar Stiven Bregu i cili rrezikon depërtimin nga Britania e Madhe, pas refuzimit të kërkesës për azil, po bën bujë në vendin ku ai po qëndron.

Në mbështetje të riut është nisur një peticion nga mësues dhe qytetarë, të cilët kërkojnë ndalimin e deportimit të të riut shqiptar dhe deri më tani janë mbledhur mbi 6 mijë firma.

Bregu shkoi i vetëm në Keynsham, në afërsi të Bristol, Angli, në moshën 13-vjeçare për ti shpëtuar dhunës në familje dhe aty u dërgua në një qendër për të mitur, ndërkohë që spikati me rezultatet e larta në shkollë.

Por pasi mbushi moshën 18-vjeçare, Bregut iu mohua kërkesa për azil, duke nisur praktikat e dëbimit, të cilat parashikojnë dëbimin deri më 15 korrik, shkruan BBC.

Mirëpo për shkak të rezultateve të larta në shkollë, ai ka lënë mbresa të shumta, sa që mësuesi i tij Rob Shaw, mendoi që të lançonte një peticion, në mënyrë që Stiven të vijojë të qëndrojë në Angli.

“Kemi investuar shumë për të. Ai është një pasuri e madhe për vendit. Ka shkëlqyer në provime dhe ka arritur që të sigurojë një ofertë lakmese nga një kompani për menaxhimin e pasurive, për shkak të aftësive të shkëlqyera matematikore”, tha Shaw.

Ndërkohë vetë 18-vjeçari shqiptar thotë se ka investuar shumë në mënyrë që të ndërtojë të ardhmen në Angli, të cilën tashmë e shikon si shtëpinë e vetë.