Gent Zenelaj: Gruaja e leu vetë shtëpinë me gëlqere, e nisëm nga zero

1366
0

E kemi parë shpesh të bëjë humor dhe kemi qeshur me këtë gjë, por këtë herë është treguar serioz kur bëhet fjalë për të treguar dashurinë që ka për gruan e tij Aidën. Mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli”, aktori Gentian Zenelaj ka treguar se si ka nisur gjithçka nga zero dhe çdo gjë e ka ndërtuar me gruan e tij Aidën.

Sipas tij, kjo është edhe një prej arsyeve pse qëndron në Shqipëri, pa lënë pa përmendur prindërit, punën e shoqërinë.

“Çdo lloj guri në këtë puzzle e kemi vendosur bashkë. Pra kemi filluar bashkë me një biçikletë dhe me një shtëpi në Laprakë e cila kushtonte 120 mijë lekë. Madje më kujtohet që Aida e ka lyer vetë me gëlqere, se nuk kishim para. Në këtë mozaik çdo gur i vendosur e kemi kapur me dy duar, gjithçka është ndërtuar bashkë dhe seriozisht një shembull ku po të iki, ikën gjysma e këtij mozaiku jemi ne. Në këtë sens nuk mund të jemi pa njëri-tjetrin në gjithçka”, tha aktori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.