“Ta hedhim qelbësirën!” Taulant Muka dje e quante qelbësirë, sot bëhet zv.ministër: Ndjesë Edi Ramës!

601
0

“Ta hedhim qelbësirën!”, kështu shkruante Taulant Muka në një postim në Facebook pas një fjalimi të Edi Ramës në nëntor 2017-të, ku i quante shqiptarët dembelë. Muka bënte thirrje që të gjithë të mblidhen në shesh dhe t’i shembin qelbësirat, siç i quante ai, kolegët e sotëm.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, sot Muka i ka kërkuar ndjesë kryeministrit duke bërë autokritikë për fjalorin e përdorur.

“Unë kam qenë opozitar ndaj çdo qeverie. Kryeministri më dha mbështetjen që ta bëj këtë reformë në Arsim. Pa mbështetjen e tij këtë reformë nuk mund të realizohet. Bëj një autokritikë për veten sepse nuk është mënyra më e mirë për t’u shprehur. Është ndoshta kontrasti i madh mes Danimarkës ku jetoj dhe Shqipërisë. Pa diskutim që nuk hedh poshtë që Shqipëria ka shumë probleme”, tha Muka.

I pyetur nga Tufa nëse do kërkonte ndjesë po të mos ishte në sot në statusin e zv. ministrit të Arsimit, ai u shpreh: “Për mënyrën si jam shprehur padiskutim i kërkoj ndjesë”.

Kujtojmë që Muka mori postim e zv.ministrit të Arsimit pasi denoncoi me fakte ish-zv. ministrin Ervin Demo për plagjiaturë, i cili dha dorëheqjen.