Lezhe/ I merr flakë bombola e gazit, burri e hedh nga ballkoni (Video)

427
0

Ditën e shtunë qytetarët e Lezhës janë frikësuar pasi një burrë ka hedhur nga ballkoni i tij bombolën e gazit që kishte marrë flakë. Flakët e bombolës kishin nisur brenda në shtëpi dhe qytetari për të mos rrezikuar, e ka nxjerrë në ballkon.

Burime për ‘Joq’ që ndodheshin pranë ngjarjes kanë treguar se fillimisht burri po e mbante bombolën me një bisht fshese teksa e nxirrte nga shtëpia, por bishti i fshesës ka marrë flakë brenda pak sekondash, duke e detyruar qytetarin ta hedhë nga ballkoni.

Frikësimi i banorëve të lagjes ka bërë që në vendin e ngjarjes të mbërrijë edhe policia. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur të lënduar.