Skip to content

Surprizat e motit për ditët në vazhdim

    Fillimi i javës që vjen do të jetë me një presion atmosferik të lartë i cili do të vijojë të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm.

    I gjithë Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një mot i kthjellët i shoqëruar me vranësira të pakta përgjatë Adriatikut.

    Era do të jetë me drejtim Veriperëndimor.

    Instituti i Gjoeshkencave njoftoi se sot pasdite, të dielën e 28 janarit dhe nesër, nuk priten reshje në të gjithë territorin. Edhe për javën e ardhshme pritet një mot i qëndrueshëm.

    Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 5 °C / 12 °C

    në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

    në vendet malore: 1 °C / 9 °C./