Surprizat e motit, mësoni si do jenë temperaturat nesër!

459
0

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por vranësira të shpeshta priten gjatë mesditës në zonat malore, kryesisht në juglindje të territorit. Pasditja dhe në vijim, paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë territorin. Përjashtim do të bëjë ekstremi juglindor ku gjatë natës priten vranësira të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk paraqesin ndryshime të dukshme në mëngjes dhe mesditë duke ruajtur ekstremumet ditore 6 deri në 28°C. Era do fryjë e lehte dhe mesatare në veriperëndim, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperendimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 apo 3 ballë.