Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet që java të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave.
Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.
Intensiti i tyre, pritet të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Deri në këtë ditë, erërat heraherës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë.
Ndryshim i situatës meteorologjike, pritet të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.
Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.