Surprizat e MOTIT, ja çfarë pritet të ndodhë në vendin tonë në vijim..

345
0
Parashikimi i motit

Gjatë fundjavës vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.

Në këtë mënyrë moti si për ditën e shtunë ashtu dhe për ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.