Skip to content

Surprizat e motit ditën e nesërme, ja cfare pritet te ndodhe

    Dita e mërkurë parashikohet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës.

    Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të pasohen nga  reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Era me drejtim nga veriperëndimi – verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/s e cila hera-herës në brigjet detare dhe në momentin e zhvillimit të  vranësirave pritet të fitoj intensitet deri në 12m/s. Sipas SHMU valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zona malore 12 deri 32°C

    në zona e ulëta 14 deri 34°C

    në zona bregdetare 17 deri 33°C