U shpall kampione e Evropës, ja sa lekë do të përfitojë Luiza Gega

216
0

Atletja kampione shqiptare, Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra pasi u shpall kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa.

Sipas ligjit të ri të sportit shqiptar, Gega përfiton 40 milionë lekë të vjetra nga sigurimi i vendit të parë në “Mynih 2022”. Dhe si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, Luiza përfiton edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra.

Po ashtu, Gega do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë.

Kujtojmë se ajo u prit u prit me nderime në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pas kthimit nga Mynihu. Kampionia e Europës në atletikë u përshëndet nga ministret Kushi e Muzhaqi dhe kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli.

Për nder të atletes kuqezi dolën në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit përfaqësues të qeverisë dhe sportit, si ministret Evis Kushi e Bora Muzhaqi, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli apo presidenti i atletikës Gjerg Ruli.

Ministrja e Arsimit, Rinisë e Sportit, pasi e përshëndeti Gegën, foli për problemin kryesor në vendin tonë.

Vetë kampionia e Europës foli thjesht. Disa fjalë përshëndetëse edhe nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.