Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë në vendin tonë

614
0

Sipas parashikimeve te SHMU, për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore do të pasohen nga reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, e cila hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 28°C

në zonat e ulëta 16 deri 34°C

në zonat bregdetare 19 deri 32°C