Suedia, shteti qe la gjithçka hapur, tani pranon gabimin: Kemi shumë jete te humbura

444
0

Suedia, shteti që hapi shumë diskutime në kohen kur e gjithe bota po “kyçej” për shkak të pandemisë, tani nuk po e ruan më me fanatizëm idene e saj për të mos u mbyllur.

Në një intervistë të dhënë për radion publike suedeze, epidemiolgu Anders Tegnell, njeriu që propozoi strategjinë “soft” të përballjes me Covid-19, ka bërë një hap të rëndësishëm pas.

Tegnell pranoi se bilanci nga koronavirusi ishte më i rëndë sesa pritej në Suedi dhe numri i viktimave është shumë i lartë.

Në vendin skandinav me 10 milionë njerez, kanë humbur jetën 4468 persona, një mesatare vdekjesh më e lartë sesa Britania e Madhe, Italia dhe Belgjika në raport me popullsinë.