Stuhia që ka prekur Europën/ Vjen lajmi i mirë për vendin tone, pritet që të dielen dhe të hënën

411
0

Nuk ka vend për alarm, Shqipëria nuk përmb ytet nga moti ekstrem në Ballkan

Situata e motit ekstrem në brigjet perëndimore dhe qendër të Europës tregojnë forcën e ndryshimeve klimatike në motin e përditshëm. Qendrat ciklonare që shpesh gjatë verës vizitojnë Europën mund të shndërrohen lehtësisht në stuhi shkatërrimtare si pasojë e ngrohjes së madhe të ajrit polar që zbret drejt Europës Qendrore deri poshtë në Alpe.

Cila është tabloja sinoptike që prodhoi këtë ngjarje ekstreme të motit ?

Ajër i ftohtë i stratosferës ka zbritur drejt niveleve të poshtme të atmosferës në rajonet perëndimore të Europës ku është përballur me temperatura shumë të larta të gjysmës lindore të kontinentit. Kjo ka mjaftuar për fuqizimin termodinamik të atmosferës mbi Europën qendrore duke krijuar një front të fuqishëm dhe të ngrohtë atmosferik. Në këto kushte, atmosfera ka prodhuar stuhi ere të forcës së tornadove mesatare me shpejtësi mbi 90 km/h, stuhi të ashpra breshëri dhe rrebeshe shumë intensive shiu prej 150 mm në 24 orë të cilat kanë sjellë përmbytje të menjëhershme dhe masive.

Si do të derivojë situata?

Stuhia ciklonare është zhvendosur drejt Alpeve të Europës mbi rajonet jugore të Zvicrës, Italinë Veriore, Austri dhe Ballkanin Verior ku temperaturat janë të larta dhe ndikimi i Adriatikut Verior do të fuqizojë stuhinë ciklonare duke e rikthyer në fazën e mëparshme. Për pasojë, rajonet jugore të Zvicrës, Austria, Italia Veriore, Sllovenia, Kroacia dhe vetëm pjesërisht zonat jugore dhe lindore të Ballkanit do të kalojnë në kushtet e motit ekstrem. Priten stuhi të forta ere dhe reshje shumë intensive mbi 150 mm në vetëm 24 orë të cilat do të sjellin përmbytjeve të menjëhershme në shtrirjen jugore të Alpeve, pikërisht në rajonet jugore të Zvicrës, Italinë Veriore, Austrisë dhe Ballkanit Verior. (Figura 1)

Më pak e rrezikshme paraqitet situata në zonat lindore e jugore të Ballkanit, ku nga e shtuna në të martë, stuhia ciklonare udhëton përmes Ballkanit duke sjellë rrebeshe shiu, stuhi breshëri dhe përmbytje të përkohshme në disa zona të Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë veriore dhe pjesërisht në Shqipëri e Greqi.

Vetë territori shqiptar, nga kjo stuhi ciklonare preket të dielën dhe të hënën, kur priten stuhi të forta ere, rrebeshe afatshkurtra shiu dhe breshëri kryesisht në veri dhe zonat lindore ndërsa shira të dobët deri mesatar do të ketë pjesa më e madhe e vendit. Nuk ka sinjale për përmbytje masive në Shqipëri, priten përmbytje afatshkurtra në zona të izoluara vetëm si pasojë e rrebesheve të menjëhershme të shiut të cilat do të arrijnë sasi prej 60 mm në 24 orë (Figura 2).