Stuhia prek Shqipërinë, sinoptikani: do të vazhdojë 24 orë, ja cfarë pritet ditën e nesërme

705
0

Stuhia që ka përfshirë territorin shqiptar do të vazhdojë përgjatë gjithë 24 orëve të ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” në një lidhje direkte për Klan News. Sinoptikani Osmani shprehet se situata është problematike përsa i përket përmbytjeve në territorin shqiptar pasi reshjet do të mbeten prezente në shumë qarqe të vendit.

“Kjo stuhi që ka prekur territorin shqiptar, sigurisht që do të shtojë problematikat përsa i përket përmbytjeve në një pjesë të mirë të territorit shqiptar sepse këto reshje shiu do të mbeten prezente në shumë qarqe të vendit.”

Megjithatë, kjo situatë do të kalojë shumë shpejt pasi fillimi i javës tjetër pritet të sjellë përmirësim të kushteve të motit.

“Për fat të mirë, është një situatë që do të kalojë shumë shpejt dhe këto përmbytje do të largohen shumë shpejt.”

Sinoptikani Hakil Osmani thotë se duke filluar nga dita e nesërme, temperaturat do të pësojnë rënie me 5-6 gradë në vlerat e tyre maksimale.

“Kemi përjetuar temperatura shumë të larta, edhe sot mbeten të larta, por dita e nesërme do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerave 18-19 gradë Celsius, temperatura tipike vjeshte. Në fillimjavë kemi përmirësim të kushteve të motit.