Stuhia që goditi Shqipërinë/ Meteorologu: nuk ishte parë prej 5 vitesh. Bëni kujdes, ja cfarë pritet në mbrëmje..

257
0

Meteorologu Akil Osmani në një prononcim për Panorama TV thotë se situata me reshjet e dendura të shiut ka qenë e paralajmëruar.

Sipas tij, stuhia që tashmë ka prekur Evropën ka ardhur edhe në Shqipëri, por me intensitet më të ulët.

Moti do të vazhdojë me reshje të dendura shiu edhe gjatë natës dhe në orët e paradites së të shtunës.

“Pritet që në orët e mbrëmjes të kemi reshje shiu, po ashtu gjatë natës dhe në orët e paradites së të shtunës.  Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokal. Zonat më të prekura do të jenë Ultësira Perëndimore, qarku Shkodër, Lezhë, Tirana. Po ashtu Elbasani, Berati, Gjirokastra, Vlora dhe Saranda. Sot edhe parametri i erës ka qenë i lartë derri në 80 km/h” tha Osmani.

Kushtet e motit sipas meteorologut pritet të përmirësohen në pjesën e dytë të ditës së nesërme. Ndërsa e diela dhe fillimi i javës tjetër do të jenë me mot të qëndrueshëm. Akil Osmani tha se këto reshje shiu nuk kanë rënë që prej 4-5 viteve.

“Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së sotme do të jenë të shoqëruar edhe me erë të fortë, do shkojë deri në 50 km/orë.

Reshjet që kanë përfshirë Evropën dhe era kanë qenë të larta. Në vendet e Evropës era ka shkuar deri në 200 km/h. Ne vendin tonë kjo stuhi nuk do vijë në këto përmasa. Problematika do të ketë, por janë të përkohshme. Kemi pothuajse 4-5 vjet që nuk i hasim këto reshje shiu”, tha meteorologu.