Stuhia Eleanor/ Goditet Evropa, tre persona humbasin jetën. Ja ç’po ndodh

629
0

UPDATE/ Tre persona kane gjetur vdekjen si pasoje e stuhise Eleanor qe përfshiu pjesën më të madhe të Evropës veriore, duke shkaktuar deme te shumta.

Një skiator vdiq në Alpet franceze dhe 15 të tjerë u plagosën diku tjetër, katër prej tyre te demtuar rende. Nderkohe, dy persona mbeten te vdekur kur u perpine nga një valë e madhe në bregun verior baske të Spanjës.

5

Era arriti në 110km /h, regjistruar në aeroportin e Amsterdamit ku qindra fluturime u anuluan.

Nderkohe qe erërat deri në 147km / h janë regjistruar në Francë. Në Paris, Kulla Eifel u mbyll për shkak të erërave të forta.

4

***

Stuhia dimërore Eleanor ka mbërthyer pjesën më të madhe të Europës veriore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ndërsa më herët u përplas në Britaninë e Madhe, duke lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra shtëpi, e duke shkaktuar probleme në qarkullim.

3

Eleanor është stuhia e pestë e sezonit. Në Francën veriore mbi 200 mijë shtëpi mbetën pa elektricitet.

2

Stuhia po zhvendoset tani drejt rajoneve të tjera përfshirë Korsikën, ku erërat pritet të arrijnë shpejtësinë e 200 km në orë. Në kryeqytetin Paris dhe në lindje të vendit pati probleme në qarkullimin ajror.

stuhi-ne-shkup-2_1471879377-3601525-633x330

Kulla Eifel u mbyll për shkak të erërave të forta e gjithashtu edhe parqet e qytetit nuk do të jenë të aksesueshme deri në zbutjen e stuhisë për shkak të shqetësimeve për rënien e pemëve.

Në Gjermani, stuhia ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Erërat e kaluan shpejtësinë e 120 km në orë në Perëndim duke çuar në paralizim të transportit.

Janë prekur gjithashtu edhe Zvicra, ku mbi 14 mijë shtëpi janë në errësirë dhe Austria, ku në shumë zona rreziku për ortekë pritet të rritet në nivelin e 4, nga 5 që është maksimali.