Stuhi rrufesh në Tiranë, nata ‘bëhet’ ditë për pak minuta/ Pamjet

688
0

Tirana është prekur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një stuhi me rrufe që për disa momente kanë “kthyer” natën në ditë. 

Fenomeni natyror ka ndodhur përgjatë orës 01:00 deri rreth orës 03:30 të mëngjesit. 

Vetëtimat e shpeshta me intervale çdo 20 apo 30 sekonda kanë ofruar pamje të veçanta në Tiranë.

Në videon e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri nga periferia e kryeqytetit, mund të shikoni një përmbledhje të asaj çfarë ka ndodhur.