Kryemadhi habit me kërkesën ndaj qytetarëve: Mos shkoni në qendrat tregtare…

1005
0

Ditën e djeshme LSI festoi 15 vjetorin e krijimit të saj. Në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Kongreseve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se qeveria “Rama” ka cenuar demokracinë e vendit dhe se nuk po përmirëson jetësën e qytetarëve.

Kryemadhi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejën mallra dhe produkte në qendrat tregtare të cilat janë në pronësi të oligrakëve pranë mazhorancës, por t’i blejën ato në dyqanet e lagjes.

Kryetarja e LSI është shprehur gjithashtu se; “Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë.”

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Si socialistë demokratë ne jemi munduar ta bejmë këtë dhe më parë, kryesisht me iniciativa parlametare, por të jemi të sinqertë nuk ja kemi dalë. Ndryshe nga Rilindja edhe kur kemi qeverisur me ta,kemi insistuar për arsim falas,sepse arsimimi i të rinjve në kushte sa më optimale është baza për një shoqëri të shëndetshme.

Si opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncension në kurriz të pasurisë së shqiptarëve.Sepse këto janë parimet tona bazë. Ne kemi mbështetur çdo inisiativë në ndihmë të personave në nevojë,sepse kjo është busulla jonë e orientimit. Po ku jemi sot? Sot ne nuk jemi në parlament.

Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson një debat vlerash siç ndodh në çdo vend demokratik. Ne kemi bërë sa kemi mundur që ta çmontojmë këtë klikë në pushtet,ndaj sot s’mund të pranojmë të jemi fasadë e një qeverisje ku mbizëtërojnë dëshirat dhe epshet paranojake të një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin.

Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur ti bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për të ti hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama. Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë  anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershem që  ushqimet e tyre të perditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha  tregatre të oligarkeve, por në dyqanet e lagjeve, te komishinjtë e tyre:  

Une I bëj thirrje anëtarëve  të LSI së  pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë  në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla. Të  mos përdorin taksite e korporatave te lidhura me qeveritaret por taksite që me punojnë me sakrificë e duke paguar taksa të larta për të siguruar bukën për familjen.

Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë./ Opinion.al E.Xh.