Studiuesit italian: Covid-19 qarkullonte në Milano, 4 muaj para se të shfaqej në Wuhan

288
0

Sipas nje studimi, koronavirusi i ri SARS-COV2 qe zyrtarisht u identifikua për herë të parë më 30 dhjetor 2019 në Wuhan të Kinës, në të vërtetë ka qenë i pranishëm në Europë, të paktën katër muaj më herët.

Këtë e demonstron një studim i Institutit për Tumorët i Milanos dhe universitetit të Sienës.

Ekspertët dhe shkencëtarët e këtyre dy institucioneve kanë publikuar raportin e tyre duke evidentuar të dhënat e përftuara.

Studimi ka treguar se rreth 11 për qind e pacientëve që kishin bërë testimin për verifikimin e tumorit në periudhën shtator 2019, duke vijuar deri në muajin mars 2020, kanë rezultuar me antikorpe ndaj SARS-COV-2 si asimptomatikë.

Kjo do të thotë se këta njerëz të cilët i janë nënshtruar kontrolleve për tumorë, gjatë periudhës shtator 2019 deri mars 2020, kanë rezultuar me antitrupa të cilët luftojnë Covid-19.

Në këtë mënyrë, është e qartë se këta pacientë kanë kaluar me simptoma të lehta dhe të përballueshme, ose dhe la simptoma, koronavirusin e ri SARS-COV2.

Kështu, persona të kontrolluar në shtator 2019, duke rezultuar me antitrupa për SARS-COV2, të bëjnë të kuptosh se janë infektuar gjatë shtatorit ose pak javë më herët, kanë marrë virusin në rrugë të ndryshme dhe e kanë luftuar atë duke krijuar antitrupa.

Personat që i janë nënshtruar diagnostikimit për tumorë, nuk kishin pasur kontakte me Kinën.

Sipas autorëve të studimit, ky mbetet një tregues se virusi pandemik qarkullonte, ndoshta në formë më të lehtë, edhe në atë periudhë, kur bota ende nuk e njihte.