Mjeku tregon pse shqiptaret ikin në Turqi per kurim, ja cfare ben shteti turk

1577
0

Sipas mjekut Artan Koni, sistemi shëndetësor në Shqipëri rrezikon të shkojë drejt kolapsit por jo për shkak të pandemisë së Covid-19, por sepse po neglizhohen sëmundjet e tjera të rrezikshme, që janë shumë më vde kjeprurëse se ky virus.

Ai thote se dy antiviralët favira dhe remdesiviri janë shumë të rëndësishëm dhe kanë efekt pozitiv te pacientët e infektuar.

”Favira dhe remdesiviri, janë dy antiviralë. Remdesiviri përdoret në spital, pasi mund të ketë dhe efekte anësore te veshka dhe mëlçia. Fakti që shumë pacientë po ikin në Turqi lë të kuptohet se mjekësia atje është më cilësore. Shteti turk e merr favirën dhe ua dërgon në shtëpi pacientëve të sëmurë, me kuti të caktuara, që iu mjafton për kurën. Ua dërgon që ditën e parë, ashtu si dhe në vendet e tjera. Këtu te ne Komiteti Teknik thotë se nuk është i nevojshëm.

Tani o vendet e tjera po bëjnë diçka të pabazë, ose po e bëjmë ne. Në këtë aspekt, lajmi që favira do të bëhet ilaç i rimbursueshëm, është lajm pozitiv. Duke qenë se nuk futet nga shteti në Shqipëri, sot e kemi kontrabandë nëpër farmaci, që ka shkuar në 200-300 euro, kur më parë jepej me 8 euro. Kjo ndodh sepse shteti nuk e fut. Në fakt shteti mund ta fusë në sasi të madhe, që është edhe më lirë. Po përveç çmimit, ka dhe efekt pozitiv në frenimin e sëmundjes. Jo se ka efekt 100%, por është pozitiv. Antiviralët kanë efekt pozitiv te pacientët e infektuar. Kjo është arsyeja që përdoren gjerësisht në botë. Nuk janë ilaçe magjike, por sjellin një përmirësim.’’, tha Koni në rubrikën ‘Opinion’.