Studimi! Ja çfarë ndodh nëse hani 3 vezë në ditë

Vezët janë një ndër ushqimet më të përdorura. Një studim ka hedhur dritë mbi problemet që sjell konsumimi i vezës.

Njerëzit që hanë tre ose katër vezë në ditë kanë një rrezik më të lartë për tu prekur si nga sëmundjet e zemrës ashtu edhe nga vdekja e parakohshme krahasuar me ata që hanë më pak vezë, sipas një zbulimi të ri.

“Vezët, veçanërisht e verdha e vezës, janë një burim i madh i kolesterolit dietik,”-shkruan Viktor Zhong, autori kryesor i studimit.

Në studimin e publikuar të premten në revistën mjekësore JAMA, ai dhe kolegët e tij vunë re se një vezë e vetme e madhe përmban rreth 186 mg kolesterol.

Hulumtuesit kanë ekzaminuat të dhënat nga gjashtë grupe studimi përfshirë 29.000 njerëz.

Gjatë periudhës pasuese, u regjistruan gjithsej 5.400 raste të sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë 1.302 goditje fatale dhe jo-fatale, 1.897 incidente të dështimit fatal dhe jo-fatal të zemrës, dhe 113 vdekje të tjera për shkak të sëmundjeve të zemrës. 6.132 pjesëmarrësish të tjerë në studim vdiqën për shkaqe të tjera.

Konsumi i 300 mg kolesterol dietik në ditë shoqërohet me një rrezik 3.2% më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe një rrezik 4.4% më të lartë të vdekjes të parakohshme.

Dhe çdo gjysmë vezë shtesë e konsumuar në ditë lidhej me një rrezik 1.1% më të lartë të sëmundjes kardiovaskulare dhe rrezik 1.9% më të lartë të vdekjes së parakohshme, sipas studiuesve.

- Advertisement -

Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë, ja simptoma e parë që nuk i kushtohet vëmendje

Sot, gjithçka i atribuohet stresit, mungesës së gjumit ose rraskapitjes së përgjithshme, përfshirë lodhjen. Megjithatë, nëse përjetoni lodhje të pashpjegueshme që zgjat për një...

Habit Gjinekologu i njohur, ja sa femije duhet të bëjnë femrat që të shpetojnë nga kanceri i gjirit

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili eshte shprehur se femrat duhet te bejne nga 5 femije sepse duke bere 5 femije kane progesteron. Progesteroni prodhohet ne ton...

Përhapet sëmundja e ekzemës, mjekët: Mos konsumoni këto produkte..

Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura të lëkurës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën. Sipas mjekëve specialistë, afërsisht 30%...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.