E vetme përballë vështirësive, gjyshja që kujdeset për fëmijët e vajzës

Programi “Dua të të bëj të lumtur” natën e sotme trajtoi një histori dramatike ku mbizotëronte varfëria ekstreme. E tillë ishte historia e nënë Alitrisë, e cila gjatë gjithë jetës së saj kishte kaluar një kalvar vuajtjesh.

Problemet ekonomike e kishin shoqëruar gjatë gjithë jetës duke i’a bërë jetesën tepër të vështirë. Nënë Alitria ishte martuar dy herë dhe kishte sjellë në jetë 5 fëmijë.

Tashmë ajo kujdesej për dy nipërit e saj, pasi vajza ndodhej në burg. Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, çatia e shtëpisë ku jetonin kishte rënë dhe më vonë ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur.

Adelina, vajza e nënë Alitrisë i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të kërkuar ndihmë për nënën dhe nipërit e saj. “Mami ti na ke rritur me shumë sakrifica. Unë do të gjej punë dhe me sa do të kem mundësi do të të ndihmoj! Ti ke qenë shumë e fortë dhe je akoma e tillë!”
Nënë Alitria rrëfeu se sa të vështirë e kishte që të kujdeset për nipërit e saj. Shpeshherë që të ushqente fëmijët ajo qëndronte vetë pa ngrenë vetëm e vetëm që nipërit ushqehen.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar disa surpriza për nënë Alitrinë dhe nipërit e saj, por surpriza më e madhe ishte rindërtimi i shtëpisë nga Fondacioni “Golden Eagle”.

- Advertisement -

“Shiu ikën ditën e..” Cfarë pritet me Motin ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, pakësohen reshjet në territor megjithate pritet te jene prezente edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.. Nga e hëna deri...

“Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates shokon me deklaratën: Mjekët dhe mësuesit do të..

Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe...

Pamje të frikshme nga tërmeti në Mianmar! Njerëzit vrapojnë në panik, rrugët “ndahen në dysh”, shembet..

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter goditi Myanmarin. Tërmeti është aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.