19.5 C
Tirana

Studimi i Oksfordit: Ja sa zgjasin pasojat e Covid-19 tek mushëkrite e të infektuarve

Date:

Share:

Koronavirusi shkakton dëme të mëdha ne pjese te ndryshme te trupit por në mushkri vijojnë të jenë të pranishme edhe muaj pas infektimit.

Në një studim nga Universiteti i Oksfordit, tek 10 pacientë u përdor një taktikë e re skanimi për të identifikuar dëmet që nuk duken nga skanimet konvencionale.

BBC shkruan se një gaz i  quajtur ksenon u përdor gjatë skanimeve me rezonancë magnetike për të krijuar imazhe të dëmtimit të mushkërive. Ekspertët e mushkërive thanë se një test që mund të zbulonte dëmtime afatgjata do të bënte një ndryshim të madh për pacientët me Covid.

“Teknika e skanimit u përdor tek pacientë mes moshës 9 deri në 69 vjeçare”,- tha Prof Fergus Gleeson, i cili po udhëheq punën.

Sipas studimit tetë prej tyre kishin gulçim dhe lodhje të vazhdueshme tre muaj pasi ishin të sëmurë me koronavirus. Kjo pavarësisht se asnjë prej tyre nuk ishte pranuar në kujdes intensiv, ose kishte nevojë për ventilator dhe skanimet konvencionale nuk kishin gjetur probleme në mushkëritë e tyre.

Në tetë personat që treguan marrje fryme, skanimet treguan shenja të dëmtimit të mushkërive, duke nxjerrë në pah zonat ku ajri nuk rrjedh lehtë të gjak.

Rezultatet e kanë shtyrë Prof Gleeson të planifikojë një test me deri në 100 persona për të parë nëse e njëjta gjë është e vërtetë për njerëzit që nuk ishin pranuar në spital dhe nuk kishin vuajtur nga simptoma kaq serioze. Ai po planifikon të punojë me mjekë të përgjithshëm për të skanuar njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në të gjithë një grup moshash.

“Rreziku i sëmundjes së rëndë dhe vdekjes rritet dukshëm për mbi 60-të. Por nëse studimi zbulon se dëmtimi i mushkërive ndodh në një grupmoshë më të gjerë dhe madje edhe në ata që nuk kërkojnë pranim në spital “kjo do të lëvizte shtyllat e portës”,- tha Prof Gleeson.

Ai beson se dëmtimi i mushkërive i identifikuar nga skanimet ksenon mund të jetë një nga faktorët që qëndrojnë pas Covidi-t të gjatë, ku njerëzit nuk ndihen mirë për disa muaj pas infektimit.

Studimi ka si qëllim të zbulojë nëse dëmtimi i mushkërive si pasojë e infektimit me koronavirus është i përhershëm, apo shërohet me kalimin e kohës.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.