Itali, si u imunizua nga koronavirusi komuniteti kinez ne Prato

444
0

Në qytetin e Prato janë të gjithë imunë nga koronavirusi? Të paktën një pjesë po. Shtypi italian është interesuar në bashkinë toskane për të kuptuar se si është e mundur rënia e infeksioneve, para së gjithash në këtë valë të dytë të pandemisë.

Nga muaji mars deri më sot, nga 26 mijë kinezët që jetojnë në qytezën toskane, vetëm 100 janë infektuar me Covid 19. Sigurisht, respektimi i rreptë i rregullave ka qenë i dobishëm, por tani ekziston edhe risia e vaksinës kineze.

Sipërmarrësi Luca Zhou Long, zbulon disa detaje: “Ne tashmë kemi filluar vaksinimin, – shpjegon ai për mediat italiane, – dozat merren dy herë brenda pesëmbëdhjetë ditësh, shumë prej nesh kanë shkuar në Kinë dhe janë kthyer t’u vaksinuar. Është një vaksinë e ngjashme me atë të gripit dhe kushton 80 euro”.