Studimi i fundit/ Po e humbasim gradualisht, kjo është shqisa që po zbehet te njeriu modern

153
0

Me kalimin e viteve, hunda e njeriut modern duket se nuk “kap” të njëjtat aroma si ato të paraardhësve tanë, zbulon një studim i ri mbi studimin gjenetik të receptorëve të nuhatjes.

Studiuesit thonë se po humbasim shqisën e nuhatjes, gradualisht.

Në kuadër të hulumtimit, studiuesit amerikanë dhe kinezë ekzaminuan perceptimin e nuhatjes të vullnetarëve, duke përfshirë njohjen e erës në zonën e sqetullave.

E si rrjedhojë, sipas përfundimeve të studiuesve, shqisa jonë e nuhatjes po përkeqësohet gradualisht.

Ndjesia e nuhatjes është e personalizuar dhe e njëjta aromë mund të jetë e këndshme, intensive ose e pazbulueshme në njerëz të ndryshëm.

Duke kombinuar dallimet në perceptimin e nuhatjes dhe gjenetikën, shkencëtarët mund të përcaktojnë rolin e receptorëve të ndryshëm të nuhatjes.