Një dite para finales së Big Brother VIP, Arbër Hajdari merr veprimin drastik!

57
0

Arbër Hajdari ka marrë një vendim. Ai nuk do të jetë më opinionist në spektakle të tilla si BBV.

Në një intervistë për “Pardon my french”, Arbër Hajadari ka treguar gjithë emocionet dhe përjetimet si opinionist i spektaklit më të komentuar të momentit, “Big Brother Vip”.

I pyetur se si janë planet e tij në vazhdim dhe a do të jetë pjesë e spektakleve, Arbri ka pohuar se kjo është eksperienca e tij e parë dhe e fundit.

“Jo, “BBV” ishte një eksperiencë që mendoja se duhet ta përjetoja. I lutem opinionistëve të tjerë të mos mërziten se nuk do i marr vendin”, është shprehur ai.

“Në fakt ditët e para, te tre Prime-t e para ishin pak të vështira se kam qenë duke pritur që brenda në shtëpi të prodhoheshin situata të ndryshme dhe më pas të jepja mendim, por më pas situata ndryshoi dhe tani pas një farë kohe, ndihem mirë dhe mendoj që do ja ndjej mungesën.

Pjesa më e madhe e situatave kanë qenë të natyrshme. Kur ka patur diskutime të veshtira që nuk i shmangesh dot ‘Big Brother’, ajo që ka më shumë rëndësi për mua është që mos ti hyj askujt në hak, ti japi dikujt atë që meriton edhe pse mund të merzis dikë tjetër.”

“Unë e kam mësuar veten gjatë gjithë kësaj kohe të kem rezervat e mia për të gjithë banorët. Jam munduar që të analizoj ftohtë. Nuk kam një të preferuar, madje kur po lexoja ca komente një pjesë thonte ti mbështet këtë, një tjetër ti mbështet atë. Po jam penduar për diçka, po do ta them te Prime i fundit”, tha Arberi.