Cfare po ndodh? Hapet burgu i ri në Zvicër, qindra vetë dynden për të hyrë në qeli!

200
0

Ndodh e papritura në Zvicër.

Qindra persona kanë dalë vullnetarë për t’u futur në burg për disa ditë, pas mundësisë që ka dhënë Zurichi i Zvicrës që të marrë vullnetarë për të provuar një burg të ri, para se të hapet zyrtarisht për të burgosur, raporton AP.

Detajet për testin nga 24 deri më 27 mars do të jepen në vijim. Por, autoritetet e shërbimit korrektues të Zurichit kanë thënë se kanë pranuar 832 aplikime për vendet që ende nuk dihet sa do të pranohen.

Vullnetarët e zgjedhur, që duhet të jenë të paktën 18 vjeç, do të testojnë burgimin dhe shërbimet e burgut.

Për qëndrimin e tyre aty, nuk duhet të paguajnë dhe nuk do të paguhen, dhe ata do të trajtohen si të burgosur për të testuar: ushqimin, procedurat e hyrjes, ecjet në oborr, etj.

Vullnetarët nuk mund të marrin telefonat ose pajisje të tjera. Secili duhet të kalojë nëpër kontrollet e sigurisë, por kontrollet më të thella do të jenë opsionale. Atyre po ashtu duhet t’u jepet një “fjalë sigurie” ashtu që nëse frikësohen ose duan të largohen, t’ua tregojnë stafit.