Studimi i fundit/ Organet e trupit që preken nga koronavirusi tek ata që e kalojnë pa simptoma

2891
0

70% e njerezve të prekur nga koronavirusi që janë asimptomatikë, mund të ndjejnë pasoja në disa organe të tyre 4 muaj pas infektimit. Kështu shprehet Sonia Villapol, kërkuese shkencore në Institutin Mjekësor të Hjustonit, në deklarata për “Antena3”.

Ky perfundim vjen disa ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po vërehen pasoja të rënda në periudhën afatgjatë te njerëzit që kanë pasur koronavirus: “OBSH po vëren efekte dytësore në zemër, mushkëri, shëndet mendor dhe tru”.

Pikërisht truri është më i rrezikuari, sipas studiueses Villapol: “Virusi mund të “pushtojë” trurin dhe të dëmtojë një pjesë që mbron mbaresat nervore. Për pasojë, ka pasur pacientë me Covid-19 që kanë zhvilluar sëmundje si Parkinsoni, skleroza apo edhe Alzheimer”.