Studimi i fundit: Koronavirusi shkakton dëm edhe tek sytë

491
0

Një studim i fundit sugjeron që Covid-19 mund të shkaktojë dëmtime të syve te pacientët me simptoma të rënduara.

Për studimin e botuar në revistën Radiology, studiuesit shqyrtuan rezonancën magnetike të 129 pacientëve në gjendje kritike në Francë midis 4 marsit dhe 1 majit.

Testet e avancuara treguan se 9 nga 129 pacientë ose 7% e tyre kishin një ose disa dëmtime në pjesën e syve. Ato ishin kryesisht dëmtim ose bllokim i mundshëm i enëve të gjakut, gjakderdhje të vogla në sy ose prishje të fijeve nervore. Të gjithë, përveç njërit prej pacientëve të prekur kishin dëmtime në të dy sytë.

“Të dhënat tona mbështesin nevojën për shqyrtim dhe ndjekje të pacientëve për të siguruar trajtimin e duhur dhe për të përmirësuar menaxhimin e shfaqjeve potencialisht të rënda ofiologjike”, thanë autorët e studimit.